Në Pozhar të komunës së Deçanit ishin tubuar shumë Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, të Zhdukurve, përfaqësues të Institucioneve dhe shumë qytetar, për të nderuar ceremoninë e rivorrimit të luftëtarit dhe patrioti i madh Demë Ali Pozharit, i cili ishte i varrosur në Stamboll të Turqisë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili tha se, Historia jonë, lavdia jonë, aktivitetet tona, e pëpjekjet për liri, janë ligjërim i brezave të tërë, të përcjellura si porosi, si amanet. Këto ligjërime na kanë frymëzuar, na kanë burrëruar, e na kanë lidhë shumë për këtë vend. Demë Ali Pozhari, e ndezi një zjarr që su shua kurrë, ky zjarr u vazhdua nga shumë breza, deri te brezi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Na bashkoj edhe një herë Demë Ali Pozhari, me ëndërrën e tij, e të brezit të tij tashmë në Kosovën e lirë. Demë Ali Pozhari, mirë se u ktheve në Pozhar të Deçanit, afër pasardhësve tu! Lavdi përjetësisht! Ka nënë ndër të tjera kryetari Ramosaj.