Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka deklaruar se duke sistemuar amator e jo profesionist në borde, Qeveria po shkatërron ndërmarrjet publike. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka shtuar më tutje se pushteti në Kosovë është marrë me zgjedhje dhe jo me revolucion. Probleme ka pasur edhe në qeverisjet e mëparshme andaj nuk duhet lavdëruar që kanë qeverisur mirë edhe me ndërmarrjet publike dhe me pronat publike, por sigurt që nuk kanë qeverisur mirë, madje mund të themi që e kanë shkatërruar, pa cilësi në shërbime. Ndryshimi i bordeve dhe sjellja e personave amatorë, do të sjellë probleme te cilësia e shërbimeve dhe vendi do të merret vetëm me ndërrime të personave pa ndonjë rezultat, ka deklaruar mes tjerash ish-ministri i Financave, Haki Shatri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …