COVID

Në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë duke u trajtuar 776 pacientë, 32 me gjendje të rënduar

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 858 pacientë, prej tyre 776 me koronavirus, 32 prej të cilëve me gjendje shumë të rënduar shëndetësore ndërsa 664 po trajtohen me oksigjeno terapi. Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve aktive me virusin korona ka arritur në 18 mijë e 287 pacient ndërsa numri i personave që kanë vdekur nga ky virus, nga koha e paraqitjes së rasteve të para në mars të vitit 2020 e deri më tani, ka arritur në 2 mijë e 300.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …