Njohësit e diplomacisë kanë thënë se vonesat në emërimin e ambasadorëve të rinj mund të dëmtojë raportet e Kosovës me vendet mike. Anëtarja e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar për “Kosovapress” se ende nuk kanë pranuar asnjë propozim për ambasador. “Në komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ende nuk ka ardh asnjë propozim për Ambasador. Tani kur e tërë bota është duke u përballë me valën e re të pandemisë e me probleme të shumta Ministrja e sheh më të rëndësishme të rrezitet në plazh e të mos merret me shtetin e vet i cili në më shumë se 80% të shteteve më datë 31 gusht do të mbesë pa ambasadorë”, ka deklaruar mes tjerash Anëtarja e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Punë të Jashtme, deputetja, Ariana Musliu-Shoshi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …