Joe Biden: 11,000 persona janë evakuuar nga Kabuli gjatë fundjavës, prioritet i yni është largimi i shtetasve tanë nga aty

Kryetari amerikan, Joe Biden, ka thënë se 11,000 persona janë evakuuar nga Kabuli gjatë fundjavës dhe është zotuar që t’iu ndihmojë të gjithë amerikanëve që duan të largohen nga Afganistani. Nga 14 gushti, ai ka thënë se nga ky vend janë nxjerrë 28,000 persona. Biden ka theksur të dielën se prioriteti i tij fillestar është largimi i shtetasve amerikanë nga Afganistani, “sa më shpejt që është e mundur”. Ai kanë thënë po ashtu se ka aktivizuar flotën ajrore të ofruar nga kompanitë ajrore komerciale, për të ndihmuar në bartjen e refugjatëve.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …