Të dhënat finale të rindërtimit të Informacioneve komunale kanë arritur në komunën e Shtimes

Agjencioni Kadastral i Kosovës (AKK), ka zhvilluar projektin e Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale (RIK), në Komunën e Shtimes në shtatë Zona Kadastrale (Shtime, Lagje e Pajtimit, Vojnoc, Davidoc, Gjurkoc, Rashincë dhe Muzeqinë).

Këto ditë drejtori për Planifikim Urban, Kadastër dhe GJeodezi, z. Mehdi Salihu ka pranuar të dhënat finale të aprovuara nga Komisioni i RIK-ut – Agjencioni Kadastral i Kosovës.

Përmes realizimit të këtij projekti është arritur që të krijohet një bazë e mirë dhe e qëndrueshme për zonat kadastrale të përfshira në këtë projekt.

Krijimi i një baze të mirë kadastrale ka ndihmuar në ruajtjen dhe menaxhimin e saktë të të dhënave kadastrale duke përfituar qytetarët e Komunës së Shtimes të cilëve u është mundësuar zyrtarizimi i pronës, e cila nuk ka qenë e regjistruar në regjistrat kadastral sipas gjendjes faktike që ata e shfrytëzojnë. Të gjitha këto shërbime për pronarët e këtyre pronave, deri në marrjen e certifikatës janë realizuar pa ndonjë pagesë.

Krijimi i regjistrit të saktë për pronën e paluajtshme është njëri nga shumë kushtet për zhvillimin e vendit, investimet e ndryshme nga jashtë si dhe integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane.

Projekti i RIK-ut, përmes procesverbaleve të nënshkruara nga palët e shqyrtuara dhe të aprovuara nga Komisioni ka mundësuar bartjen e të drejtës së pronësisë në mes palëve në rastet kur të dyja palët kanë qenë të pranishme para Komisionit dhe kanë shprehur vullnetin për bartjen e të drejtës së pronësisë (shitblerje të patundshmërive, kontratë dhuratë, ndarje të parcelave kadastrale, bashkim të parcelave, korrigjim të parcelave) etj.

Të dhënat statistikore në shtatë Zona Kadastrale, për pronat e paluajtshme, të cilat janë rindërtuar në Komunën e Shtimes, e që kanë qenë të përfshira në projekt janë: 836 procesverbale, 79 Akte Juridike, 244 Deklarata për bashkim parcele, 403 Daklarata për ndarje,  76 Shitblerje dhe 739 Dhuratëdhënie.

Sipas kërkesës së palëve që kanë qenë të përfshira në projektin e RIK-ut dhe kanë realizuar të drejtën e tyre, Zyra Kadastrale Komunale në Shtime do t’i lëshoj Certifikatë për të drejtat e pronës së paluajtshme pa pagesë dhe do të ju jep një kopje të Procesverbalit dhe të Aktvendimit nga lëndët e shqyrtuara dhe të aprovuara nga Komisioni i RIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …