leoni

Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë

Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë

Më 23 gusht të vitit 1932,  ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë.  Është e njohur si vajza që e qëndisi flamurin kombëtar, të cilin e shpalosi në Vlorë Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912. Marigoja u lind në Hoçisht të Korçës  më 19 shtator të vitit 1878. Ishte e bija e Papakosta Poçit dhe Lenka Ballaurit me origjinë nga Voskopoja. Ajo kishte dhe dy motra: Uraninë e Angjelina Poçin.

Ishte anëtare e klubit atdhetar “Labëria”. Në vitin 1921 drejtoi gazetën “Shpresa kombëtare”. Marigoja u martua me Jovan Pozion nga Hoçishti i Devollit. Familja u vendos më vonë me banim në Vlorë. Ajo la tri vajza, Evridhilën, Fereniqin dhe Lirinë. Po kështu Marigo  shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi, si për shembull, poezia kushtuar Avni Rustemit;

Ti vrapove porsi plumbi.

Ti u bëre erë e hije,

Shkele, shkove dhe e shove,

 Shqipërinë e shpëtove…”.

Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tuberkulozit. Kristo Floqi ngriti zërin më 9 dhjetor 1928 duke akuzuar autoritetet shqiptare se kishin harruar kontributin e Marigos. Marigo nuk e mori “statusin e veteranes”, ashtu si shumë të tjerë në vitin 1912. Ajo vdiq e lënë pas dore dhe e harruar nga regjimi i Zogut në vitin 1932. Trupi i saj u varros në varrezat e Manastirit të Zvërnecit. (RKL- TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

 

 

 

(RKL- TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …