Ragip Gjoshi: RABIT ALIU-KOMANDANT PRESHEVA E DESHTI SHQIPËRINË E PANDARË NË COPA...!

Ragip Gjoshi: RABIT ALIU-KOMANDANT PRESHEVA E DESHTI SHQIPËRINË E PANDARË NË COPA…!

Luftëtari i lirisë,bashkëluftëtari im i orëve të para të luftës çlirimtare të UÇK-së Rabit Aliu,si shumë shqiptar të degdisur në katër anët e globit,ai në vitet 90-ta kishte mësyrë Gjermaninë…Rabit Aliu la vëndlindjen (Coroticë e Preshevës) jo nga dëshira,por nga përndjekjet, por asnjëherë nuk kishte harruar amanetin e të parëve të kombit dhe familjes së tij të njohur atdhetare e të shquar për devotshmëri ndaj Zotit dhe Atdheut.
Rabiti kishte mbaruar studimet në agronomi ,kishte punuar një kohë në profesion,por shpejtë ishte bërë halë në sy për pushtetin…
Ai përherë, ishte i përkushtuar pët zhvillimet dhe situatën politike në Luginë dhe në Kosovë,që sidomos pas vitit 1990 ,kur gjendja ishte e rënduar dhe përditë e më shumë po bëhej e pa durueshme.
Edhepse jashtë trojeve shqiptare,Rabiti kujdeshëm dëgjonte zhvillimet në Kosovë dhe dëgjonte zërin e fshatarësisë,punëtorisë,rinisë studentore që nuk pajtoheshin me dhunën, padrejtësitë,shfrytëzimin dhe ngulfatjen që shqiptarëve po ua bënte shteti kriminal i Serbisë…
Atdhetari i shquar Rabit Aliu nuk qëndroi indiferent ndaj këtyre ngjarjeve,përkundrazi,ishte shumë aktive.
Ai gjatë vireve kur robëria po thellohej e po bëhej edhe më e egër,sidomos pasi u rrënua edhe ajo pak autonomi e Kosovës,pasi u rrënuan të gjitha institucionet në Kosovë dhe kur shigjetat e dhunës serbe ishin drejtuar sidomos kundër arsimit në gjuhën shqipe,nuk hezitonte në ndihmesën e tij materiale..
Në Kosovë inteligjencia dhe populli nuk dorëzoheshin. Me vështirësi të mëdha,por me një qëndresë dhe organizim epik,ngritën sistemin paralel në arsimin shqip,duke sfiduar armikun që na impononte errësirën,por mbi të gjitha ngritën forcën politiko- ushtarake të pagëzuar UÇK…!
Me daljen në skenë e të lavdishmja Ushtri Çlirimtare e Kosovës,mënjëherë oas pushkëve të Jasharajve ,Rabiti u entuziazmua dhe nuk qëndroi duarkryq,dheu i huaj nën këmbë i brofte zemrën për atdheun dhe djelmoshat e rreshtuar në UÇK…
Në qershor të vitit 1998,tok me shokë lanë lluksin e Përendimit dhe ia mësynë Drenicës dhe u rreshtua në radhët e UÇK-së në Likoc,për t’u sistemuar definitivisht ne Njësitin “Shkaba 5” më vonë të Brigadës 114 “Fehmi Lladovci”,me komandantin e spikatur Fehmi Lladrovci, në Njësitin e Qamil Shehut në Dritan (ish-Dobroshevc). Isha në mesin e bashkëluftëtarëve të parë që takova këtë trim të heshtur,me pak fjalë e me guxim të madh…Atë natë ,Rabitin e pritëm me tingujt e çiftelisë e këngën r rapsodëve deri në orët e vona bashkë me bashkëluftëtarët tjerë: Lirim Jakupi,Mirali Sejdiu,Bashkim Luzh,Bashkim Gashi,Ragip Gjoshi,Xhemajl Ademi në Kullën e Brahim Shehut,që tërë pasurinë e djemë e nipa kishte venë në shërbim të atdheut…
Me çiltërinë,devotshmërinë dhe guximin e treguar, Rabit Aliu fitoi simpatinë e pafund të bashkëluftëtarëve,duke ia besuar pozitën e Eprorit të Brigadës.
Ishte pjesëmarrës në luftën e Llapushnikut,Bardhit të Madh,tek Feronikeli e kudo e kërkonte vendi…
Sa herë bashkëbisedonim për fatet e atdheut ai ishte i bindur në dy gjëra: në çlirimin e Kosovës dhe në çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe në bashkimin kombëtar…! ” Unë nuk e dua Shqipërinë të ndarë në copa…!”Rabiti veç pak orë më parë,para se të nisej për në Kosovë e kishte njoftuar bashkëshortën dhe vajzën e vetme që kishte dhe ishte bashkuar rreshtave të badhkëluftëtarëve të Adem Jasharit në luftimet e rrepta çlirimtare…
Komandant Presheva,jo rrallë kur e kisha pëtkrah shpërthente në këngë:”O tek lenë dielli more,praron hana…!”
Edhe lufta jonë përfundoi me fitore,ai bëri edhe luftën e dytë në vendlindje- në Preshevë ,ku përkrah kishte dhe vëllain e tij, e më pastaj u kthye në një biznes modest që më vonë të kthehet dhe vazhdoi profesionin në Ministrinë e Infrastrukturës deri në pension.
Ai asnjëhetë nuk harroi shokët e luftës.Viteve të fundit çdo ditë po ia rrënonte shëndetin vuajtjet e peripecitë jetësore …Në këtë gjendje ishte pensionua…
Gjendja shëndetsore iu rrënua,por Rabiti nuk dorëzohej…Ai ishte i paepur.Ai ishte i pafjalë…Ai nuk ishte rrahagjoks…Deri në mbylljen e syve gjithmonë ai punoi për çlirim e bashkim…!
Bashkëluftëtarë,bashkëpuntorë dhe miq të shumtë të Rabitit,sot po ndahemi nga një luftëtar i dy luftërave çlirimtare,nga një veteran i dy luftërave ,nga një humanist e nga një mik i spikatur që i bëri shërbim të madh atdheut,kombit…!
Ai iku në përjetësi,por gjatë jetës na bëri shumëherë krenarë!
Madhështia e tij,dhembjen na kthen në forcë!
Familje Aliu ,bashkëluftëtarë të Rabitit ndjehuni krenarë që e patëm!
Lavdi Rabit Aliut- Komandant Preshevës!
Lamtumirë Rabit i dashur!
Dheu i nënë Kosovës të pret duarhapur!
Me dashuri do të të mbajë në gji e në prehër,duke ta pëprkëdhelur ballin…!
Drenicë,më 22 gusht 2021

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …