Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë. Gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj do të realizojë takime me autoritetet gjermane nga Ministria e Mbrojtjes, parlamentar gjerman të komisioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, autoritete institucionale gjermane me ndikim në strukturat e NATO-s etj. Gjithashtu gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj përveç takimeve me përfaqësues të diasporës sonë, do të realizoj takime edhe me përfaqësuesit e misioneve diplomatike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …