Drejtoresha Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, ka thënë se vrasësin e 18-vjeçares, në Ferizaj e ka njohur i gjithë qyteti. Ajo thotë se si është e mundur që të lihet ashtu viktima në spital dhe vrasësit të arratisen. “Vrasësi ishte i njohur për gjithë qytetin e Ferizajt. Atë e njihnin e gjithë shoqëria. Reagimi ishte i madh nga qytetarët. Por institucionet dështuan”, deklaroi ajo. Drejtoresha Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore thotë se në Kosovë ka martesa të hershme ku përgjegjëse është edhe familja.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …