Dega e Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë, ka reaguar pasi që KQZ-ja ka njoftuar se tre kandidatë të kësaj partie për asamble komunale në Prishtinës nuk do të certifikohen për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Përmes një njoftimi për medie, LV-ja e ka vlerësuar si të padrejte vendimin e KQZ-së. Megjithatë, kjo parti ka bërë me dije se Egzon Azemi, Leonora Shabani dhe Sokol Berisha, të cilët nuk janë certifikua, do të zëvendësohen me emra të tjerë. Janë evidentuar edhe emra të tjerë, të cilët nuk i ka certifikura KQZ-ja për zgjedhjet vendore të tetorit, që pritet të mbahen në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …