Sot në Ferizaj është mbajtur protesta kundër vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani. Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka organizuar këtë protestë me pankarta që kërkojnë drejtësi për gratë e vrara. “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit bënë para stacionit të policisë në Ferizaj. Marigona Osmani, është vrarë nga Dardan Krivaqa për të cilin familja ka deklaruar se ka bashkëjetuar bija e tyre, tani e ndjerë.
