Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 10 mijë e 848 teste të kryera, 1 mijë e 901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjeve nga ky virus. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 433 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka arritur në është 107 mijë e 999. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vendin tonë, ka arritur në 21 mijë e 922. Sot shënohet edhe numri më i madh i të shëruarve për një ditë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …