Në konferencën për media të KQZ-së është folur lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nga institucionet e ndryshme nëse janë apo jo në pajtueshmëri me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se pas verifikimeve nga institucionet e sigurisë rezulton se 30 subjekte politike kanë kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret për certifikim. 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5,200 kandidatësh që kanë kërkuar certifikim nga KQZ, por që kanë së paku një dënim përfundimtar në tri vitet e fundit”, ka deklaruar Valmir Elezi. Ai ka thënë se këta kandidatë që kanë dënime për vepra penale në tri vitet e fundit janë edhe në garën për kryetarë të komunave edhe për asamble komunale. Tani për tani nuk mund të bëjnë publikimin e emrave të kandidatëve që janë refuzuar të certifikohen pasi sipas tij këtë nuk ua lejon ligji. Valmir Elezi ka thënë se deri me 8 shtator do të vazhdojnë procedurat e ankesave kur edhe do të hidhët shorti për zgjedhjet lokale.
“Në rast të mos certifikimit të ndonjë kandidati apo subjekti, pala e pakënaqur me vendimin e KQZ-së mund të paraqes ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme. Të gjitha këto çështje, planifikohet të përfundojnë deri më 6 shtator. Kjo do t’i hapte rrugë KQZ-së për të organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Afati i fundit për tërheqjen e shortit është data 8 shtator”.