Kryeministri, Isa Mustafa e ka cilësuar themelimin e Fondit për Garanci Kreditore si një ngjarje e madhe për ekonominë e Kosovës. Ai ka shprehur bindjen se si rezultat i këtij fondi do të ketë një numër të madh të të punësuarve, “Ky fond do të jetë shtyllë e fondit për investime dhe zhvillim të cilin e kemi paraparë në planin qeverisës”, theksoi kryeministri Mustafa. Fondi u përshëndet edhe nga ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili tha se ai shënon një kapitull të ri për ekonominë e Kosovës. “Ky projekt do të ofrojë qasje më të lehtë në financa për ata që duan të hapin biznese”, është shprehur ambasadori, Delawie.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …