Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë edhe të krimeve të luftës

Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë të krimeve të luftës

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për Projekt-Kodit e Procedurës Penale të Kosovës, i cili ndër të tjera mundëson edhe gjykimin në mungesë të të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale në Kosovë. Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka bërë të ditur se në Projekt-Kodin e Procedurës Penale janë paraparë disa plotësime e ndyshime për të cilat edhe dha detaje. “Gjykimi në Mungesë, përmes këtij propozimi kryerësit e veprave penale, sidomos ata që kanë kryer krime gjatë luftës nuk do të mund t’i ikin drejtësisë. Të gjithë ata që kanë kryer krime luftë do të marrin dënimin e merituar dhe kurdo që të hasen nga organet e drejtësisë do të vuajnë dënimin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, tha Sallahu. Po ashtu ky plotësim-ndryshim ka të bëjë edhe me suspendimin e zyrtarëve të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. “Çështja e suspendimit të zyrtarëve nga detyra, ku secili që ka kryer vepër penale ata automatikisht do të pezullohen nga detyra derisa Gjykata të merr aktgjykim në lidhje me veprën”, sqaroi Sallahu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …