Mbahet dëgjimi i parë publik me banorët e fshatrave Paldenicë, Dermjak dhe Vërtomicë të Hanit të Elezit lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet 2022-2024

Sot filloi takimi i parë publik lidhur me Planifikimet Buxhetore për vitet 2022-2024 me banorët e fshatrave Paldenicë, Dermjak, Vërtomicë të komunës së Hanit të Elezit. Shabi Rexhallari, Drejtor për Buxhet dhe Financa elaboroi planifikimin e buxhetit për vitet 2022-2024 për komunën e Hanit të Elezit të ndarë sipas Qarkores Buxhetore 2022/02 dhe sipas kufijve final buxhetor të lëshuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ku theksoi se buxheti për vitin fiskal 2022 do të jetë në lartësi prej 2,759,758€, ku nga kjo shumë buxhetore për investime kapitale, buxheti do të jetë në shumë prej 470,000€. Nga takimi i mbajtur të pranishmit parashtruan kërkesat buxhetore që kanë të bëjnë me infrastrukturë si: ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve, rregullimin e prrockave dhe kanalizimeve atmosferike, rregullim të infrastrukturës shkollore, mbikalim etj.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …