Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786. Në total numri i rasteve aktive është 24.939.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …