Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ka kaluar sot në mbledhjen e Qeverisë projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejt pasuria e pajustifikueshme do t’u kthehet, qoftë direkt ose indirekt, qytetarëve, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës. “Kalon projektligji që do të qartësojë procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Kështu pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejt pasuria e pajustifikueshme do t’u kthehet, qoftë direkt ose indirekt, qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligjzbatuese, të cilat do të punojmë pa u ndalur që të forcohen, por po ashtu nuk do të reshtim së kërkuari më shumë punë e më shumë rezultate”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, por nuk specifikohet se a do të përdoret ky kriter për të gjithë të pasuruarit e paligjshëm qofshin ata edhe të Vetëvendosjes e të koalicionit qeveritar.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …