leoni

Zeqir Bekolli: Qeveria Kurti injoron kërkesat e “Rilindjes”- punëtorët përgatiten për protestë e grevë

Zeqir Bekolli: Qeveria Kurti injoron kërkesat e “Rilindjes”- punëtorët përgatiten për protestë e grevë

Ndonëse protestave e kërkesave të pafundme drejtuar qeverive të Republikës së Kosovës iu shtua edhe një protestë e punonjësve të kësaj gazete e ndërmarrjeje në muajin qershor, Qeveria Kurti në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injorojë kërkesat e punonjësve për 20 për qindësh dhe për njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetë.

Madje, kjo qeveri shkon edhe më larg, saqë nuk iu përgjigjet as kërkesave të punëtorëve për takime me zyrtarë të nivelit qendror,  ç’prej se ka marrë mandatin e dytë, për faktin se problemet e shtresës së ulët ka nisur t’i shikojë nga dritarët kolor të qeverisë, siç bënë edhe ata që shkuan. Por këtu , megjithatë, është një dallim. Ata që shkuan,  drejtuesit e këtij kolektivi i pranuan në  biseda, ju premtuan dhe i gënjyen, kurse këta të qeverisë së re, as që i takojnë, duke i injoruar skajshmërisht, siç është rasti me Hekuran Muratin, ministër, por jo vetëm ky.

Për publikun, po përserisim faktin se gazeta “Rilindja”, është mbyllë dhunshëm nga administrata e UNMIK-ut, kurse punonjësit, më 31.12.2002 janë përzënë nga Pallati dhe që nga ajo kohë ky objekt gjigant, me 5.5 hektarë tokë, është marrë nga institucionet, fillimisht të përkohshme dhe tash të përhershme të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky kolektiv dhe kjo gazetë tradicionale ka zhvilluar veprimtarinë që nga pas Lufta e Dytë Botërore duke qenë dritare e dijes dhe kulturës së një populli të shtypur.

“Rilindja”, u mbyll nga regjimi kriminal i Millosheviqit me t’u marrë Autonomia e Kosovës. Gazetarët dhe punonjësit e gazetës aso kohe u hodhën në grevë dhe nuk lejuan që t’ju merrej Pallati dhe në vend të gazetës së ndaluar “Rilindja”, adaptuan revistën “Bujku”, duke e shndërruar në gazetë informativo politike e cila e kundërshtoi ashpër regjimin e Millosheviqit dhe në të njëjtën kohë njoftoi opinionin vendor e ndërkombëtar për gjendjen e krijuar  në Kosovë dhe për dhunën e gjenocidin që bëhej nga ai regjim ndaj shqiptarëve etnik. Si pasojë e kësaj pune regjimi vrau, burgosi dhe maltretoi gazetarët e patrembur të kësaj gazete.

Përballë kësaj dhune,  diskriminimi që iu bë nga regjimi kriminal, qeveritë e deritashme dhe kjo aktualja vazhdojnë t’i injorojnë kërkesat e punëtorëve. Çka është edhe më keq, ato, i fyen dhe vazhdojnë t’i fyejnë duke mos ua pamundësuar marrjen e 20 për qindëshit, që iu takon për pronat e uzurpuara në Prishtinë e Tiranë, por edhe duke mos ua njohur edhe përvojën për punën e bërë te “Rilindja”. Këtë e bëjnë sepse ende punojnë me ligjet e Serbisë, duke e kërkuar kontributin për atë shtet kriminal!!!

Punonjësit e gazetës “Rilindja” nga pagat e tyre kanë paguar kontributin për Qeverinë në ekzil, por këtë qeveritë e djeshme dhe kjo e tashmja nuk e morën e marrin në konsiderim! Për ilustrim po përmendim faktin se “gazetarës”, e njohur si Hajrie Spikerica,e cila punonte e propagandonte për regjimin kriminal të Millosheviqit i jepet penisoni i plotë, dhe të gjithë atyre që punuan për regjimin  e kriminelit, kurse gazetarëve të “Rilindjes”-“Bujkut” nuk iu pranohet kjo e drejtë. Shi për këtë, punonjësit e “Rilindjes” të përballur nga injoranca ekstreme e kësaj Qeverie, po përgatitën për protestën e radhës, e cila mund të eskalojë edhe në grevë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …