Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, ka pritur në një takim karateisten Behije Mustafa, e cila u shpall e treta në Kampionatin Evropian. Karateistja Behije Mustafa fitoi Medaljen e Bronztë në Kampionatin Evropian që është mbajtur për kadetë, juniorë dhe U21 në Tampere të Finlandës. Me këtë rast drejtoresha Murati-Shabani i ka shprehur karateistes Mustafa përkrahjen maksimale të sajë dhe të Komunës së Ferizajt.