leoni

Përkujtohet dëshmori Skënder Jahë Kastrati nga Malësia e Vogël

Në 23 vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori i Kombit Skënder Jahë Kastrati nga Malësia e Vogël. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, familjarë të dëshmorit, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të tjerë. Kryetari Latifi me këtë rast tha se: Skënder Kastrati nga Malësia e Vogël, ra dëshmor në krye të detyrës, më 26 gusht të vitit 1998, atëherë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte në fazën e organizimit dhe aktiviteteve luftarake të djemve dhe vajzave të Anadrinit. Për Malësinë e Vogël, për Anadrininë e Rahovecin, është nderë i veçantë që shkolla fillore e fshatit mban me krenari emrin e dëshmorit Skënder Kastrati. Vepra heroike e dëshmorit Skënder Kastrati është udhërrëfyes lirie për mësimdhënësit, nxënësit e tanishëm të kësaj shkolle dhe për gjeneratat e ardhshme që do të edukohen e arsimohen në frymën atdhetare! Lavdi përjetë dëshmorit të kombit Skënder Jahë Kastratit dhe gjithë dëshmorëve që ranë për liri!

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …