leoni

Vlora Çitaku: Nuk po shohim përpjekje për menaxhim të pandemisë por vetëm indiferencë dhe arrogancë

Vlora Çitaku: Nuk po shohim përpjekje për menaxhim të pandemisë por vetëm indiferencë dhe arrogancë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin me pandeminë që e shkakton infeksioni Covid-19. Përmes një postimi në rrjetin social, Çitaku ka thënë se nuk po shohim as përpjekje për menaxhim të pandemisë, por sipas saj, po shohim indiferencë dhe arrogancë. “Po shohim indiferencë dhe arrogancë. Indiferencë dhe përpuzje ndaj personelit mjeksor, indiferencë dhe përbuzje ndaj qytetarëve. Arrogancë.”, ka shkruar ish-ambasadorja e Kosovës në Washington. Ky reagim i saj erdhi pasi që gjendja me pandeminë në Kosovë është rënduar ditët e fundit. Numri i viktimave dhe i të infektuarve nga coronavirusi ka shënuar rritje enorme, ndërkaq vetëm në shtatë ditët e fundit janë infektuar 14,015, ndërsa kanë vdekur 157 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …