Numri i viktimave, të cilët dje kanë pësuar fatalisht nga sulmet terroriste në Aeroportin e Kabuli, ka arritur në 110 të mbytur, ndërsa 150 kanë mbetur të plagosur. Në mesin e të vrarëve, të paktën janë 13 janë ushtarë amerikanë. Ndërkohë kryetari i Amerikës Xho Biden është betuar për hakmarrje ndaj sulmuesve. “Ata që kryen këtë sulm, si dhe kushdo që i bën keq Amerikës, duhet të dinë këtë: Ne nuk do të falim; ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju gjuajmë dhe do t’ju bëjmë të paguani. Biden shtoi se do të vazhdojë evakuimet e qytetarëve amerikanë dhe aleatëve pavarësisht sulmit. Evakuimi i civilëve tani është përshpejtuar pas sulmeve, ndërsa SHBA ka paralajmëruar për të tjera sulme me raketa apo bomba që synojnë aeroportin e Kabulit. Sulmet ndodhën disa orë pas paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Australia, që i bënë thirrje më herët qytetarëve të tyre të largohen nga aeroporti i Kabulit, thirrje që nuk u dëgjuan nga jerëzit, mes dëshpërimit për t’u larguar nga duart e talebanëve.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …