Më 7 dhe 8 shtator, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë do të takohen delegacionet e të dyja shteteve në Bruksel. Takimin e konfirmuan burimet diplomatike, ndërkohë që kanë sqaruar se agjenda e bisedimeve nuk është caktuar ende. Takimi pritet të jetë në nivel të shefave të ekipeve negociuese. Delegacionin e Kosovës do ta kryesojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka biseduar përmes telefonit me të dy kryenegociatorët pikërisht për të përgatitur takimin e tyre të radhës. Takimi i ekipeve të Kosovës dhe Serbisë pritet të shërbejë edhe për të përgatitur një takim në nivël të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Edhe ky takim pritet të zhvillohet gjatë muajt shtator, por data për të nuk është caktuar ende.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …