BE-ja do ta heq Kosovën nga lista e vendeve të sigurta– masa më të rrepta për pasagjerët nga vendi ynë Bashkimi Evropian vendosi të premten të kthejë kufizimet, si izolimi dhe testimi i detyrueshëm, për qytetarët e pavaksinuar të Shteteve të Bashkuara dhe pesë vendeve të tjera, thanë dy diplomatë për Reuters. Vendet evropiane kanë filluar procedurën e heqjes së Amerikës nga lista e vendeve nga të cilat qytetarët mund të udhëtojnë në shtetet evropiane pa kufizime shtesë. Lista aktualisht përfshin 23 vende, përfshirë Japoninë, Katarin dhe Ukrainën, por disa anëtarë të BE-së tashmë kanë vendosur kufizimet e tyre për udhëtarët amerikanë. Një diplomat tha se Kosova, Izraeli, Mali i Zi, Libani dhe Maqedonia Veriore do të hiqen nga lista.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …