Komuna e Bujanocit po përballet me një situatë të brishtë në aspektin politik dhe ekonomik, ndërkohë që nuk ka mbështetje as nga qeveria e Kosovës dhe as nga ajo e Shqipërisë. Kryetari i Komunës, Nagip Arifi, thotë se politikanët shqiptarë po i vizitojnë vetëm sa për fotografi. E përkundër vështirësive, thotë se ia kanë dalë që të menaxhojnë mirë me pandeminë. Arifi thekson se për të dalë nga kjo gjendje, me Serbinë duhet të përdoret parimi i reciprocitetit në mënyrë që ajo që iu garantohet serbëve në Kosovë, t’iu garantohet edhe shqiptarëve në Kosovën Lindore. I pari i Bujanocit thotë se janë duke i njoftuar të gjitha ambasadat e akredituara në Beograd lidhur me situatën në të cilën ndodhen edhe sot e kësaj dite shqiptarët atje./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …