Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar se ka mundësi të aplikohet edhe dhënia e tretë e dozës së vaksinës kundër virusit korona. “Kemi parë se në disa vende përkundër vaksinimt masiv të qytetarëve, efekti mbrojtës i vaksinave duket se është diku 7-8 muaj, kështu që tashmë si qeveri jemi bërë gati për të negociuar dhe siguruar edhe dozën e tretë që ta kemi me kohë të gatshme nëse paraqitet nevoja”, ka theksuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai deklaroi gjithashtu se ka mundësi që ky virus do të na shoqëroj për një kohë të gjatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …