Mbi 900 raste pozitive dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Rritje të numrit të rasteve të infektuara me virusin korona janë raportuar edhe në Shqipëri por dukshëm më pak se në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, atje janë raportuar 921 raste të reja dhe një humbje jete si pasojë e sëmundjes nga ky virus. Gjatë këtyre orëve, janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132 mijë e 376 që nga fillimi i epidemisë. Njoftohet se ka edhe rritje të numrit të pacientëve të infektuar nga ky virus që po trajtohen në Spitalin Infektiv, ku janë të shtrirë 96 pacient. “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …