Komandantit të Zonës së Drenicës gjatë luftës dhe ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku iu ka pamundësuar kandidimi për kryetar të komunës në zgjedhjet vendore të tetorit, për shkak se Gjykata Supreme e Kosovës ia ka vërtetuar dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës” disa vjet më parë. Edhe PZAP e ka hedhur poshtë ankesën e tij. Ndërkohë Sami Lushtaku ka bërë me dije se ka ushtruar një ankesë edhe në Gjykatën Supreme. “Unë kam ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, edhe pse më së paku pres drejtësi në këtë vend. Qëllimi është të penalizohet PDK-ja sepse mua s’kanë çka të më bëjnë. Edhe Serbia më ka dënuar me 20 vjet, ky është pushtet i njëjtë si ai i kohës Millosheviqit si si ky Albin Kurtit, sa më përket mua.
Kontrolloni gjithashtu
Nexhat Llumnica: Punëtorët e KEK-ut, nën presion për protesta dhe kërkesa për rritje pagash
Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut ka deklaruar se punëtorët e Korporatës Energjetike …