Blerand Stavileci: Temat e mëdha si Gjykata Speciale, demarkacioni dhe ushtria duhet të kenë epilog të shpejtë

Blerand Stavileci: Kosova po përjeton tragjedi nga pandemia, qeveria, të marrë përgjegjësitë dhe t’i ndihmojë qytetarët

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë në konferencë për media se Kosova po e përjeton periudhën më të errët të pandemisë, me shumë humbje jetësh dhe me shumë rrëmujë, e aspak menaxhim dhe rregullsi. “Shifrat e rasteve të vdekjeve dhe të infektimeve janë alarmante. Ato po shtohen nga dita në ditë me një shpejtësi të frikshme. Pasojat po bëhen edhe më të rënda. Kriza po thellohet dhe tashmë ajo është shndërruar në tragjedi njerëzore. Vetëm në 12 ditët e fundit kemi pasur 24 mijë e 115 raste të reja infektimi dhe 136 humbje jetësh”, tha Stavileci.  Ai tha se qendrat e vaksinimit në Kosovë janë të pakta dhe ato nuk janë shtuar fare në raport me rritjen e rasteve. “Nuk ka termine të lira për vaksinim dhe nuk ka fare transparencë për sasinë e vaksinave. Gjatë tërë pranverës dhe verës ka pasur vaksinime të pakta. Me muaj të tërë të kaluar e askush dhe asgjë nuk është menaxhuar”, tha ai.

Stavileci tha se qeveria aktuale ka braktisur frontin kundër pandemisë dhe si rrjedhojë, tani po shihen pasojat fatkeqe në shëndetësi, siguri, ekonomi dhe arsim. “Vija e parë e frontit kundër pandemisë, mjekët, infermierët dhe i tërë personeli shëndetësor janë të stërngarkuar e të stërlodhur, por ata janë lënë të vetëm e në distancë nga një qeveri e cila arriti ta disenjojë krizën më të madhe shëndetësore dhe kollapsin e krejt sistemit shëndetësor. Dhe, për ironinë më të madhe të fatit të tyre, jo që u ndihmoi, por i ofendoi me nga 2 euro në ditë”, tha Stavileci. Ai tha se mungesa e menaxhimit dhe pandjesia ndaj kësaj tragjedie ka rritur ankthin e qytetarëve, ka shtuar pasigurinë, ka rënduar ekonominë, ka trazuar arsimin. “Pra, tanimë, kemi krizë të katërfishtë dhe morgu i spitalit po mbushet edhe më shumë. Qëndrimi në distancë i kësaj qeverie përbën masën më goditëse të saj ndaj secilës familje dhe secilit qytetar, të cilët tash më shumë se kurrë më parë kanë nevojë për dorën e saj. Në vend të një plani konkret për parandalimin dhe uljen e dëmeve ajo po praktikon arbitraritetin burokratik e antipoullor të masave”, tha ai.

Stavileci ka propozuar shtim të qendrave të vaksinimit, krijim të ekipeve mobile të vaksinimit nëpër lagje e fshatra, vaksinim gjatë fundjavës, mundësi të zgjedhjes së qytetit për t’u vaksinuar, fushata ndërgjegjësuese, shtimim të stafit shëndetësor dhe motivim i tij adekuat.

“Qytetarët nuk mund ta mbajnë të vetmuar barrën edhe të një mbylljeje tjetër. As bizneset dhe punëtorët. As arsimtarët dhe nxënësit. Një menaxhim i munguar do të shkaktojë humbje të reja jetësh, ndërkaq një menaxhim i mirëfilltë do të mund të shpëtonte shumë prej tyre”, tha ai.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që mos të dezertojë nga përgjegjësitë që ka marrë.

“Prandaj, kjo qeveri, duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, të menaxhojë pandeminë, sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se pushteti i qeveritarëve. Vaksinimi i merituar është më i drejtë se shtrëngimi i imponuar. Thjesht nuk na duhet dezertim, por menaxhim”, tha Stavileci.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …