Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Kuvendi që urgjentish t’i kthehet punës, pasi sipas saj qeveria ka një mungesë totale të përgjegjësisë ndaj situatës pandemike. “Duke parë mungesën totale të përgjegjësisë nga Qeveria ndaj situatës alarmante me pandeminë, institucioni më i lartë përfaqësues dhe mekanizimi që mbikqyrë dhe mbanë përgjegjës Qeverinë, Kuvendi i Kosovës, duhet të ndërprejë pushimin dhe t’i kthehet urgjentisht punës për ta detyruar Qeverinë të ndërmarrë veprime në menaxhim të pandemisë. Nëpërmjet debatit parlamentar të nxirren konkluzione për veprimet konkrete dhe të shpejta që duhet ndërmarrë Qeveria dhe t’i kërkohet në mënyrë ultimative t’i realizojë ato.Gjithashtu, deputetët duhet të inicojnë formimin e një Komisioni Hetues për të hetuar arsyet dhe shkaqet e mosveprimit të Qeverisë ndaj paralajmërimeve të profesionistëve për rrezikun potencial të përhapjes së infeksionit me variantin Delta të virusit duke kanosur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe shëndetin e përgjithshëm publik” ka shkruar deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …