leoni

Covid Vaksina

Shehu: Ministria e Shëndetësisë duhet të informojë saktë për rëndësinë e vaksinimit dhe të sensibilizojë qytetarët

Duke folur për gjendjen e rënduar tej mase në vendin tonë nga pandemia, mjeku nga Kosova që është hulumtues shkencor në universitetin amerikan “Johns Hopkins” Arbër Shehu ka deklaruar se një nga shkaqet e përhapjes së jashtëzakonshme të këtyre ditëve në vendin tonë është lirimi i masave para kohe. Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë ai ka shtuar më tutje se një tjetër faktor është numri i ultë i të vaksinuarve në nivel vendi, ka bërë që rritja e infeksioneve me këtë virus, të shoqërohet me hospitalizim, ku pacientët përfundojnë në kujdesin intensive dhe fatkeqësisht vije deri tek vdekja. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë nga varianti Delta, i cili është më i përhapuri në Kosovë. Shpërndarja sa më adekuate e vaksinave në një interval kohor sa më të shpejtë, do të kishte mundësuar që gjërat të stabilizohen dhe të kthehen drejt normalitetit”, ka deklaruar mjeku Arbër Shehu. Ai përveç që është hulumtues shkencor në universitetin amerikan “Johns Hopkins” është një nga autorët e studimit për efikasitetin e vaksinave nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …