Pfizer

Ilir Alimehmeti: Imuniteti i atyre që e kanë mundur virusin, është disafish më shumë se dy doza vaksine “Pfizer”

Përfundimisht, në gjithë historinë e COVID-19, duket se më ‘fatlumët’ janë ata që ia kanë hedhur në përballjen me virusin, pasi imuniteti i fituar është ai që mbron në afatgjatë. E madje, disafish më shumë se dy doza vaksine “Pfizer”, që përveçse e certifikuar nga autoritetet ndërkombëtare cilësohet më e sigurta dhe efikasja. “Siç ishte e pritshme prej muajsh, Izraeli do të na kthjellonte mendimet mbi efektin e imunitetit natyror përkundrejt efektit të vaksinës ‘Pfizer’ edhe ndaj variantit ‘Delta’! Dhe kjo ndodhi! Sipas konkluzioneve të autorëve të studimit, në krahasim me dy doza ‘Pfizer’, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti ‘Delta’ i SARS-CoV-2″, nënvizon akademiku Ilir Alimehmeti në postimin e fundit në rrjete sociale, duke shtuar se mbrojtja ideale është imuniteti natyror plus ai artificial. Kjo, arrihet me vetëm një dozë, për siguri shtesë ndaj variantit “Delta”.

Sipas studimit, kur vaksinohen ata që janë infektuar më herët, risku i infektimit ulet ndjeshëm, me 50%. Më e rëndësishmja në këtë studim është fakti se në mijëra rastet e marra në studim, qoftë ata të vaksinuar apo që kaluan COVID-19, nuk është raportuar asnjë vdekje.

Kjo përforcon idenë se vaksina krijon antitrupa.

Të dhënat tregojnë gjithashtu, se krahasuar me vaksinën “Pfizer”, imuniteti natyror mbron gjashtëfish më shumë nga infektimet “Delta”, mbi 7% më shumë nga infektimet simptomatike “Delta” dhe 7% më shumë nga shtrimet në spital për shkak të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …