te Pagjeturit

FDH: Çështja e të pagjeturve të jetë në agjendën e bisedimeve

Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH Kosovë), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse më shumë përkushtim në gjurmimin dhe gjetjen e mbetjeve mortore si dhe në identifikimin e mbetjeve mortore tashmë të gjetura. Përmes një komunikate për media, ky Fond thotë se edhe më herët ka bërë thirrje që tema e personave të zhdukur të futet lart në agjendën e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. “Meqenëse ka një deficit të informacioneve mbi lokacionet e varrezave masive apo individuale dhe gjatë vitit të kaluar ka pasur një ngecje të theksuar në gjetjen e varrezave, presioni politik mbetet si mundësi që mund të sjell progres në këtë drejtim. Nuk ekziston asnjë argument i arsyeshëm i cili parandalon palët në dialog që të merren me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, meqenëse kjo çështje, së pari, duhet shikuar nga aspekti humanitar”, thuhet në komunikatën e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …