Turqia pritet të marrë kontrollin e aeroportit të Kabulit, pasi që një gjë të tillë ia kanë kërkuar vetë talibanët kryetarit turk. “Talibanët i kanë kërkuar Turqisë të drejtojë aeroportin e Kabulit me kusht që të ruajë kontrollin e sigurisë atje”, tha Rexhep Tajip Erdogan. “Çfarë thonë talebanët në lidhje me çështjen e aeroportit? Ata thonë na jep sigurinë, por ti e përdor atë”. Ai shtoi se do të merrte një vendim nëse Turqia mund të drejtonte apo jo aeroportin sapo të mbizotërojë qetësia, raporton BBC. Megjithatë, është dukur gjithnjë e më pak e mundshme që Turqia të pranojë ta bëjë këtë që nga e mërkura, kur filloi të tërheqë afërsisht 500 trupat e saj jo luftarake nga Afganistani.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …