Kosova i ka pranuar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 55 automjete ushtarake

Republika e Kosovës i pranon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 55 automjete ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dhuruar Kosovës 55 automjete ushtarake. Pranimi i automjeteve të dhuruara nga Amerika u bë me një ceremoni të organizuar nga kryetarja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Kryeminstri, Albin Kurti në emër të qeverisë ka falenderuar SHBA-të për përpjekjen e vazhdueshme dhe të pakontekstueshme që i dhurojnë Kosovës. Kurti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i sheh si partnerin e pazëvendësueshëm strategjik të Kosovës. Sipas Kurtit, kjo forcë është duke u zhvilluar dhe ngritur fal kontributit aktiv të SHBA-ve me automjete të cilat konsiderohen si njëra nga fushat më të rëndësishme për Kosovën. Pas ceremonisë, Kurti dhe Osmani, i kanë parë nga afër automjetet e dhuruara nga Amerika.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …