SShSKUK: Më shumë ka pacientë që po lirohen në shtëpi se sa që po pranohen në spitale, ndëra 65 janë në gjendje të rënduar

Sot kanë vdekur 20 të infektuar nga virusi korona, u konfirmuan 932 raste të reja, u shëruan 962 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara  nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 7.384 testime, të cilat janë bërë në vendin tonë,  932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin corona Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjeve nga virusi.  Sot janë shëruar 962 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në  114 mijë 661. Numri i rasteve aktive të infektuar me virusin korona  ka arritur  26 mijë e 525.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …