Analisti politik, Albert Krasniqi, ka kritikuar qeverinë për mos-marrje të përgjegjësisë. Ai ka shkruar se në mes të shëndetit publik dhe shëndetit të ekonomisë, qeveria Kurti ka zgjedhur ta sakrifikojë të parën. Tash kur situata ka dalë jashtë kontrollit, qeveria nuk po e merr përgjegjësinë. Ai ka vlerësuar se intensiteti i vaksinimit është ngadalësuar qëllimshëm në mungesë të vaksinave të bollshme. Pushteti edhe mund të merret duke fajësuar të tjerët, por nuk mund të mbahet si i tillë. Në pushtet duhet të qeverisësh, e të marrësh përgjegjësi për vendimet, ka thënë mes tjerash, Albert Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …