Ramosaj: Të themelohet Muzeu i Krimeve të Luftës

Në një intervistë për Radion ‘Kosova e Lirë’, veprimtarja dhe studiuesja Fetnete Ramosaj ka folur për suksesin e ekspozitës së saj ‘Terrori dhe gjenocidi serb në Kosovë’, si e para e llojit të saj në Tiranë. Ajo ka thënë se kjo ekspozitë ka zgjuar në interesim të madh në publikun në Shqipëri për t’u njohur me të vërtetat e luftës së fundit në Kosovë. Autorja e disa librave dhe studimeve që dokumentojnë krimet serbe në Kosovë, ka folur edhe për problemin e dëmtimit të eksponateve të luftës si pasojë e mungesës së një vendi të përshtatshëm për ruajtjen e tyre. Për këtë arsye, Ramosaj ka propozuar themelimin e një Muzeu të Krimeve të Luftës, sipas modelit të Muzeut të Holokaustit në Izrael.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …