Majori Chris Donahue, ishte ushtari i fundit amerikan që u largua të hënën nga Afganistani

Majori Chris Donahue, ishte ushtari i fundit Shteteve të Bashkuara që u largua të hënën nga Afganistani

Ushtria amerikane ka tërhequr trupat e saj nga Afganistani, kështu duke u larguar edhe ushtari i fundit nga ky vend, të hënën në mbrëmje. Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, ushtari i fundit ishte  Majori Chris Donahue. Fluturimi i fundit ushtarak amerikan është larguar nga aeroporti i Kabulit, duke shënuar fundin e një pranie të diskutueshme 20-vjeçare në Afganistan dhe luftën më të gjatë të Amerikës, shkruan BBC. Zyrtarët thanë se avioni i fundit C17 u ngrit me ambasadorin amerikan në bord, pas mesnatës me kohën lokale të martën. Ata shtuan se misioni diplomatik për të ndihmuar ata që nuk mund të largohen para afatit do të vazhdojë. Ndërkaq, nga talibanët u dëgjuan të shtëna festive kur u largua avioni i fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …