Ekrem Krasniqi:

Ekrem Krasniqi: Kompozitori i Kosovës, Mendi Mengjiqi, prodhon vepër të muzikës klasike mbi pandeminë COVID-19 

Kompozitori i himnit të Kosovës, profesori Mendi Mengjiqi, ka dalë me instrumentalin “TË MARRËSH FRYMË PËRSERI” për String Orkestër, kushtuar pandemisë COVID-19, një mënyrë e tij duke shprehur përvojën personale dhe të rrethit të tij në vend gjatë krizës globale të shëndetit që po vazhdon. 

 

Mengjiqi tha për dtt-net.com se përmes veprës së tij prej 13 minutash të prodhuar në Maj të këtij viti ai i përshkruan vështirësitë e përditshme që pandemia ka shkaktuar dhe po shkakton që nga viti i kaluar, por në të njëjtën kohë porosinë për betejën ndaj saj dhe shpresës për ta tejkaluar atë. 

  

“Secili prej nesh i kishte dhe i ka përvojat e veta. Ne vazhduam betejën, ne e vazhdojmë betejën siç edhe duhet që të bëjmë gjithherë. Ndërsa kujtesa jonë e dashur është me ata që nuk ia dolën, shpresa është ajo që na mbanë të luftojmë dhe të vazhdojmë me jetën tonë ”, tha Mengjiqi në një bisedë me dtt-net.com

  

Kompozitori i kishte momentet e tij gjatë pandemisë. Deri më tash Profesor Mengjiqi, nuk është infektuar personalisht me koronavirusin, por disa nga miqtë dhe të afërmit e tij janë infektuar, përfshirë edhe me fatalitet. 

 

Ai shpjegon se një nga arsyet pse ai nuk ishte infektuar deri më tani mund të jetë se ai jeton në fshatin Lupçi i Epërm, rreth 20 km në veri të kryeqytetit Prishtinë, ku kontaktet me të tjerët janë të rralla. Në të njëjtën kohë ai u ka dhënë mësim studentëve të tij të universitetit kryesisht përmes internetit që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit 2020 në Kosovë. 

 

“Pandemia ka ndikuar gjithashtu në ritmin e arsimit dhe kurset e ligjëratave, siç ka ndodhur në të gjithë botën. Mësimi përmes internetit i ka vështirësitë e veta edhe këtu në Kosovë si kudo në botë. Ndonjëherë ne jemi përballur edhe me ndërprerje të rrymës elektrike, ndonjëherë me ndërprerje të qasjes në internet … por studentët e mi dhe unë nuk po heqim dorë. Arsimi duhet të vazhdojë, uria për dije po vazhdon këtu … Jeta duhet të vazhdojë këtu në Kosovë, rajon, Evropë dhe më gjerë në botë ”, tha Mengjiqi. 

 

“Të marrësh frymë përsëri” për String Orkestër është vepra e dytë e muzikës klasike kushtuar problemeve të përmasave botërore nga profesori kosovar. 

 

Në vitin 2019 ai kompozoi “Dhimbjen Simfonike“, një mënyrë e tij për të ngritur zërin në protestë kundër ngrohjes globale dhe dëmeve ndaj mjedisit të shkaktuar nga njerëzit. 

  

Mengjigi është i njohur për publikun vendas dhe botëror me himnin e Kosovës (2008), kryeveprën e tij “Oratorio për Nënë Terezën” (1999) kushtuar fitueses të Çmimit Nobel, Shën Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu) dhe “Populis – Princi i Paqes” kushtuar ish-Kryetarit të SHBA-ve Bill Clinton i cili e ndihmoi Kosovën që të fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj nga Serbia. 

 

Mengjiqi i përfundoi studimet në Krakovë të Polonisë, ku jetoi nga 1990 deri në 1999 dhe ishte student dhe mik i ngushtë i profesorit dhe kompozitorit të shquar polak Krzysztof Penderecki, tashmë të ndjerë. Pas përfundimit të luftës dyvjeçare Mengjigi u largua nga Krakova dhe u kthye në atdheun e tij për të rifilluar jetën nga e para, të jap mësim në Universitetin e Prishtinës në kryeqytet dhe të jetoi  e kompozoi nga Lupçi i Epërm i komunës së Podujevës. 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …