Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së – dega Vushtrri njofton të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidëy dhe veteranët e të UÇK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e qytetarë se “1 SHTATORI”, Dita e Dëshmorëve të Vushtrrisë, është njëra ndër ditët dhe ngjarjet më të rëndësishme për këtë komunë. Nderimi dhe respekti për dëshmorët dhe të gjithë ata që sadopak kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë që ne dhe brezi i ri po e gëzojmë, na bën të ndihemi krenarë e mirënjohës për ditën e dëshmorëve të UÇK-së, “1 SHTATORRI”, Dita e Dëshmorëve të Vushtrrisë si pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Për nder të “1 SHTATORIT” ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Vushtrrisë do të bëjmë homazhe dhe vendosja e buqetave të luleve në nderim e kujtim të dëshmorëve të kombit – thuhet në njoftim e kryetarit të SHFD-UÇK-së në Vushtrri, Gëzim Zuçaku
Agjenda:
Në orën 9:00 fillojmë ne 31.08.2021 para Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-sē e shpërndahemi në delegacione për ti nderu çdo dëshmorë në vendin e rënies dhe do të bëjmë homazhe. Me datet 01/09/2020 në orën 10:00 takohemi tek “Sheshi Hasan Prishtina” Vushtrri. Në orë 10:00 vënia e kurorave tek “Kompleksi I Dëshmorëve” të UÇK-së ,tek shtatorja e “Hasan Prishtinës”, te “Kompleksi i Martirëve Civilë”. Në orën 10:20 tek shtatorja e Adem Jasharit në Vushtrri. Në orën 10:25 tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Pestovë të Vushtrrisë. Në orën 10:30 homazhe e nderimi në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së , Bletaj të Vushtrrisë do të shënohet “1 SHTATORI” Dita e Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Vushtrrisë. Për shkak gjendjes momentale të vendit me Cocid-19 , nuk do të mbahet Akademi Solemni.