Asociacioni i Komunave të Kosovës, sot u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti.
Përmes një njoftimi për media, AKK-ja ka treguar arsyet e një vendimi të tillë.
“Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë: 1. Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-sē si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19. 2. Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal. 3. Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave”, është thënë në njoftimin e AKK-së.
Njoftimi i plotë i AKK-së:
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.
Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë:
- Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-së si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19.
- Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal.
- Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave.
Bordi vlerëson se ky veprim do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.
Po ashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprakë për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave.