Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, priti në takim komandantin e Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Adrea Bortazzo. Ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës nga koloneli Bertazzo, i cili u njoftua nga nënkryetari Berisha, për zhvillimet e përgjithshme në Malishevë.
Fillimisht nënkryetari Berisha, pasi e falënderoi për vizitën, e njoftoi komandantin Bertazzo, për zhvillimet në Komunën e Malishevës, investimet që janë duke u bërë, si dhe me gjendjes aktuale me pandemi dhe angazhimin e komunës në menaxhimin e situatës. Po ashtu, pas interesimit të komandantit, e njoftoi edhe për gjendjen me zjarre gjate sezonit të verës.
Nënkryetari Berisha dhe koloneli Bertazzo, kanë biseduar edhe për çështje tjera, përfshi edhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Në fund, nënkryetari Berisha, e falënderoi KFOR-in për angazhimin e tyre në vend, si dhe për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës.