leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi kërkon që deputetët të ndërpresin pushimin dhe t’i kthehen urgjentisht punës

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka dërguar të martën një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përmes së cilës ai ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rëndë të pandemisë dhe mungesën e një menaxhimi efikas. Në letrën e tij, lideri i opozitës ka shprehur kërkesën dhe gatishmërinë e PDK-së që deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndërprejnë pushimin dhe t’i kthehen mënjëherë punës për të gjetur mundësi të mbështetjes për qytetarët në këto kohë të vështira.

“Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për buxhetin për ta trajtuar pandeminë, PDK-ja e konsideron të domosdosëëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Rrjedhimisht, PDK-ja e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjera. Ai ka bërë me dije, se për këtë do të bisedojë  edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. “Na duhet një front i përbashkët, e jo një luftë e brendshme politike, për t’i dalë në ballë pandemisë dhe krah nevojave të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …