Ligjëratë me nxënësit e klasave të para të Shtimes për higjienën e gojës dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve

Me qëllim të edukimit shëndetësor të fëmijëve të klasave të para është mbajtur një ligjëratë në secilën klasë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Shtime. Ligjërata në fjalë, është mbajtur nga stomatologu i QKMF-së në Shtime, dr. Shaban Shamolli, i cili ka demonstruar praktikisht për mënyrën e mbajtjes së higjienës së gojës dhe pastrimin e dhëmbëve.

Sipas drejtoreshës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami”, znj. Mirdita Qeriqi – Hajdari, tema e kësaj ligjërate kishte të bënte me higjienën e gojës dhe të dhëmbëve, përdorimin e ushqimit dhe përdorimin e florit si substancë e rëndësishme për mirëmbajtjen e dhëmbëve. “Tema të tilla për edukimin shëndetësor, mendojmë të mbajmë më shpesh në të ardhmen, për arsye se preventiva e shëndetit është shumë e rëndësishme, në mënyrë që të ruhet sa më tepër shëndeti i moshave të reja të popullatës sonë”, potencon dr. Qeriqi – Hajdari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …