Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Arben Vitia lidhur me përkeqësimin e situatës me pandeminë. Fatkeqësisht ditëve të fundit spitalet janë të stërmbushura me pacientë të infektuar me Covid ku edhe numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm. Limaj ka thënë se si është e mundur që kryeministri e ministri i Shëndetësisë të rrijë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante. Mos të flasim për kryeministrin fare, për më keq, as ministri i Shëndetësisë deri më sot, nuk e ka bërë asnjë vizitë në teren, asnjë vizitë në QKUK, por as në spitale rajonale për të parë gjendjen e për të mbështetur stafin mjekësor. Është për keqardhje kjo indiferencë totale ndaj qytetarëve dhe vendit të vet”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …