Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar me një mesazh emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Çitaku i ka kërkuar Lajçakut që ta çojë deri në fund misionin e tij, duke i’u drejtuar me shprehjen “walk the walk”. Ajo tutje ia ka kujtuar atij kohën kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votonte kundër Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. “Kryeni punën tuaj(ecni ecjen). Më kujtohet kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votuat kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO…etj. Ne ju kemi dhënë përfitimet e dyshimeve, por siç thotë fjala e urtë: është lirë të flasësh”, ka shkruar Çitaku. Çitaku këto komente i ka bërë duke i’u referuar një deklarate të Lajçakut që thotë se ‘në dialog prioritet do të jetë integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës’.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …