Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ministri aktual i shëndetësisë, Arben Vitia është dashur të jap dorëheqje në momentin që është kandiduar për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosja. “Problemi i pandemisë në e dimë se është një problem global, dhe nuk kisha dashtë me shfrytëzuar fatkeqësinë e Kosovës në këtë rast, se kemi vdekshmëri të lartë, kemi të infektuar shumë, por unë mendoj që Vitia është dashur që në momentin që është emëruar kandidat më dhanë dorëheqje, dhe me iu përkushtu Prishtinës, sepse pandemia në një të ardhme kalon, ndërsa problemet e Prishtinës mbesin”, tha Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …